Vrasja e prostitutës shqiptare në Itali/ Bashkëshorti shqiptar në lot: E prita deri në mëngjes, e doja shumë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e prostitutës shqiptare në Itali/ Bashkëshorti shqiptar në lot: E prita deri në mëngjes, e doja shumë…

Vrasja e një gruaje shqiptare, rezidente në Itali prej vitesh në Itali ka marrë hapësire të konsiderueshme në mediat fqinje. Më së shumti për misterin që mbart brenda vdekja e Nevila Pjetrit, 35 vjecares e cila për shumë banore të Carraras njihej për ushtrimin e prostitucionit në këtë zonë, por jo vetëm.

 

Gruaja u gjet e vrarë në bregun Parmignola. Ajo jetonte në Alteta, një fshat i vogël Massa, jo shumë larg shinave hekurudhore, në një vilë me një kopsht të vogël përpara. Nevila jetonte me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku, me të cilin ishte martuar  vitin e kaluar. Cifti nuk kishte fëmijë, por vetëm një qen, që gruaja e donte shumë, tregojnë mediat italiane.

Bashkëshorti i saj tragjedinë e ka mësuar nga policia kur i kanë trokitur në derë mëngjesin e të dielës.

Advertisement

 

Ajo punonte zyrtarisht në një kamping përgjatë bregdetit, në Marina di Massa, ndërsa ai me profesion është kopshtar.

 

Mediat italiane thonë se është e vështiurë të gjesh të  gjëra që përputhen mes  hetimeve të policisë, deklaratave të banoreve të zonës që thonë se Nveila ishte prostitutitë, si dhe deklarateve të bashkëshortit të tij.

Advertisement

Pas marrjes së lajmit, Leonardo Marku ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët.

Ai dhe gruaja e tij jetonin në Altetë dhe ajo që kishin ndërtuar ishte fryt i mundit të tyre, sic vetë ai deklaron.

 

“Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00  të së shtunës- tha ai – e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët .E kam dashur shumë”, tha shqiptari për mediat italiane.

Advertisement

 

Të paktën për momentin, nga hetimet e policisë, Leonardo Marku nuk konsiderohet i dyshuar për vdekjen e gruas së tij.

Nevila Pjetri mbrëmjen e të shtunes iu bashkua disa shoqave të veta prostitute fillimisht, dhe më pas u largua me një makinë të bardhe me një burrë, përpara se të gjendej e vdekur nga disa turiste buzë rruge, me një plagë pas qafe.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy