Gjykata e Elbasanit zhvilloi sot një tjetër seancë në ngarkim të Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen politike të Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

 

Në seancën që zgjati më shumë se 3 orë u thirrën 15 dëshmitarë, ndonëse për të dëshmuar u paraqiten vetëm dy. I pranishëm në sallën e gjyqit për tu ballafaqur me dëshmitarët e ngjarjes ishte edhe vetë Arbër Paplekaj.Sot ishte parashikuar të merrej në pyetje Klemend Xhaferri, eksponent i Partisë Socialiste, person me precedent të mëparsham kriminal, por nuk është paraqitur pasi mësohet se ka paraqitur raport mjekësor.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mes dy personave që u paraqitën për të dëshmuar njëri prej tyre ishte  Mehmet Greca, i cili ishte shoferi i mjetit që Struktura  e Mbrojtjes së Votës ndaloi në lagjen 5 maji teksa e akuzoi se po mblidhte karta identiteti dhe po shpërndante para na këmbim të votës. Në seancën që u zhvillua me dyer të mbyllura mësohet se Greca i ka qëndruar dëshmive të meparshme.

 

Seanca tjetër do të mbahet një javë më vonë, më 8 shkurt në orën 09:30. Kujtojmë  se në seancën e shkuar u pyetën 4 dëshmitarë pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës. Në total në lidhje me vrasjen e Pjerin Xhuvanit janë parashikuar të pyëtën 59 persona.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";