Vrasja e parandaluar në Elbasan, vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e parandaluar në Elbasan, vihet në pranga 23-vjeçari i shpallur në kërkim

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 23-vjeçar të shpallur në kërkim lidhur me vrasjen e parandaluar disa ditë më parë.

 

23-vjeçari rezultonte i  shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.

 

Advertisement

Ai u pikas në qendër të qytetit të Elbasanit, me një armë tip ‘Kallashnikov’, ndërsa kishte planifikuar të vriste një person.

 

Gjithashtu u arrestua edhe një 24-vjeçar, i cili nuk ka kallëzuar krimin për armën dhe drogën e gjetur në banesën e autorit.

 

Advertisement

“Nga veprimet hetimore të deritanishme, dyshohet se 23-vjeçari, më datë 26.05.2023, kërkonte të vriste një 24-vjeçar të dënuar 2 herë më parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, me të cilin ishte konfliktuar më parë. Shtetasi i ndaluar B. R., në pamundësi për të realizuar planin e tij për vrasjen e 24-vjeçarit, si rezultat i presionit të shtimit të shërbimeve në terren, ka hedhur armën e zjarrit në rrugë dhe është larguar”, njofton policia.

 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e persona të tjerë të përfshirë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy