Martina Pajollari u la në masën e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Korçës, për vrasjen e Martin Çeços.

 

Në dëshminë e saj para togave të zeza, 18 vjeçarja ka mohuar gjithçka lidhur me ngjarjen e 18 qershorit të këtij viti.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen madje ka shkuar më tej, kur tha se gjithcka ka thënë para grupit të hetimit e ka bërë nën presionin e Policisë.

 

Martina është shprehur gjithashtu se prej 1 viti nuk komunikonte me 3 të arrestuarit e tjerë, kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj si dhe Bleti Angjo të cilët janë duke qëndruar në burgun e Drenovës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";