Zbardhet vrasja e ish-ushtarakut Altin Alikaj në datën 19 shkurt në në lagjen 24 Maji, në Vlorë.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes me armë zjarri të 46 vjeçarit, e po ashtu ka prangosur edhe një shtetas tjetër për përkrahje të autorit të krimit.
Në kuadër të operacionit “Ndëshkimi” u bë e munduar kapja dhe ndalimi i shtetasit Shazi Ahmetaj, 23 vjeç, banues në Kolonjë, të Lushnjes, me preçedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve dhe të vjedhjes.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Mateo Kiptiu, 30 vjeç, banues në Kolonjë, Lushnje, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,
Shtetasi Shezai Ahmetaj, dyshohet si autor i vrasjes se shtetasit Altin Alikaj., i cili u gjet pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa shtetasi Mateo Kiptiu, dyshohet se ka ndihmuar autorin për t’u fshehur, duke i siguruar një mjet të marrë me qira për lëvizjen e tij.
Në momentin e ndalimit shtetasit Shazi Ahmetaj, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale 40.5 gram lëndë narkotike e dyshuar e llojit heroinë.
Vazhdojnë veprimet hetimore për të përcaktuar motivet e këtij krimi të rëndë, si dhe për identifikimin e personave të tjerë, që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.