
Nje makinë e djegur është gjetur në afërsi të lumit në Laç.
Dyshohet se mjeti mund të ketë lidhje me vrasjen e Xhelal Reçit mëngjesin e sotëm.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen në qytetin e Laçit, në Milot, Kurbin është gjetur i djegur një automjet i cili dyshohet se është i autorëve. Vijon puna intensive për fiksimin e çdo provë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, njofton policia.
Xhelal Reçi u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm në Laç, e teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes
Advertisement