
Policia e Shtetit ka dhënë informacion paraprak në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi kryeqytetitn këtë të martë.
Krimi i rëndë ka ndodhur për shkak të një konflikti familjar.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se viktimat janë Dritan Muskurti dhe Nora Muskurti, ndërsa autori është Arsen Muskurti i cili njihet edhe me emrin Hamza.
Çifti i bashkëshortëve ndërruan jetë në vendin e ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraparak
Më datë 30.08.2022, në rrugën “Islam Alla”, dyshohet se si pasojë e një konflikti familjar, shtetasi A. M., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt vëllait të tij shtetasit D. M., 44 vjeç, dhe një shtetaseje tjetër, ende të paidentifikuar, (dyshohet bashkëshortja e shtetasit D. M.) të cilët si pasojë kanë ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollin e zonës me qëllim kapjen e autorit.
AdvertisementGrupi hetimor nën drejtimim e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.