Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e dyfishtë në fshatin Progër të Devollit.
Bëhet me dije se një nga pistat që po heton policia ka të bëjë me një borxh të pakthyer nga viktimat kundrejt autorit, pas shitjes së druve.
Advertisement
I akuzuari Ali Zili mësohet se merrej me dru zjarri, ku kohë më parë 36 vjeçari u ka shitur një sasi drush zjarri por nuk është paguar nga ana e 60 dhe 80 vjeçares. Burime të siguruara pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se 2 ditë më parë kishte ardhur nga Greqia vajza e 60 vjeçares.
Kjo duhet se ka qenë dhe arsyeja qe Zili ka shkuar në shtëpinë e të moshuarve me shpresën për të marrë borxhin. Duket se një borxh i pashlyer është bërë shkak i ngjarjes së rëndë.
Advertisement