Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhia, i cili akuzohet për vrasjen e Azem Hajdarit.
Ceshtja eshte duke u rigjykuar nga e para në dhomën penale në Tiranë.
Advertisement
Shkak është bërë kërkesa e izet haxhisë, i cili kërkon të përballet në gjyq me dëshmitarët, mes tyre ish- kryeministrin Sali Berisha.
Sipas tij, përballja do të hedhë dritë në zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit.
Advertisement
Ish lideri i dhjetorit u vra prane selise se partise demokratike më 12 shtator të vitit 1998.
Haxhia kërkoi strehim politik në turqi, me argumentin se i rrezikohej jeta, por në 2018 gjykata e lartë turke aprovoi ekstradimin në Shqipëri.
Advertisement