Vrasja e Aleks Nikës në 21 Janar do rihapet?!/ Balla: Të hetohen edhe Basha dhe Berisha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e Aleks Nikës në 21 Janar do rihapet?!/ Balla: Të  hetohen edhe Basha dhe Berisha

Në prag të përvjetorit të 10 të ngjarjeve të rënda të 21 janarit 2011 ku gjeten vdekjen 4 protestues pas përplasjeve të dhunshme me forcat e rendit para kryeministrisë, Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së njerit prej protestuesve, Aleks Nika.

Kështu të paktën lajmëron në facebook, sekretari I përgjithshëm I PS, Taulant Balla.

Sipas zyrtarit socialist, ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit, që sipas Ballës janë ish kryeministri Berisha dhe ish ministri i Brendshëm Lulzim Basha.

 

Advertisement

 

Jemi informuar se Prokuroria ka kërkuar hetime të mëtejshme në dosjen e vrasjes së protestuesve Aleks Nika më 21 Janar 2011. Por ky hetim nuk mund të fokusohet vetëm tek ekzekutorët, pa marrë në hetim urdhëruesit. Sali Berisha për 10 vite me rradhë rreh gjoksin se ai është urdhëruesi i plumbave mbi popullin protestues. Lulzim Basha si Ministër i Brendshëm zbatonte urdhërat e Sali Berishës nga tarraca e Kryeministrisë. Ai nuk mori asnjë përgjegjësi madje u gradua në detyrë nga Saliu pas 21 Janarit. 10 vite nga masakra e 21 Janarit, DREJTËSIA E RE duhet të marrë përgjegjësitë dhe të hetojë urdhëruesit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy