Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Shokon një banor i fshatit: Klodian Çalamani më ka përdhunuar gruan, nuk e dënuan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Shokon një banor i fshatit: Klodian Çalamani më ka përdhunuar gruan, nuk e dënuan

Një ditë pas vrasjes makabre të 8-vjeçarit në Fier, kanë folur edhe banorët e fshatit.

Ata e përshkruajnë autorin si person shumë problematik, i cili më herë ka kryer edhe dënim me burg. Një banor tha për mediat se Çalamani i ka përdhunuar gruan dhe e ka denoncuar për këtë ngjarje të rëndë.
Ndër të tjera ai theksoi se Çalamani mbante me vete edhe armë të ftohta si thika, hanxharë.

“Të tëra të këqijat i ka. Ka qenë problematik, i ka të gjitha moralet e këqija, kurvar, hajdut. E kemi përzënë nga shtëpia, qe kam çuar dhe në polici. Më ka bërë edhe mua një gjest te shtëpia. Më përdhunoi gruan, çfarë do të bëjë më. Ai është kriminel, duhet varur, ligji t’i japë firmat e të gjithë fshatit. Nuk u dënua për gruan time, sepse nuk kishte shumë që kishte dale nga burgu. Unë e denoncova, e rrahën dhe nuk i bënë gjë. Edhe frikë kemi pasur se ai është njeri i paparë duhet varur me se s’bën, mendimi im dhe i tërë fshatit është ky. Mbante edhe thika, hanxharë me vete,” u shpreh ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy