Kryeministri Edi Rama ka dalë mëngjesin e sotëm në një konferencë për shtyp ku ka folur lidhur me ngjarjen macabre në Fier, ku u vra në mënyrë makabre një fëmijë 8-vjeçar.

Gjatë fjalës së tij Rama i shprehu ngushëllime familjarëve të të miturit. Mateo Vasiu.  Ai theksoi se drejtësia duhet të jetë e shpejtë për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji i Republikës së Shqipërisë.

“Është një nga ato ngajrje që të lënë pa fjalë dhe duke shqyrtuar imtësisht gjatë mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si edhe profilin e autorit mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thashë domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë. Për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episode kaq tronditës.
Vllazërisht ju shpreh ngushëllimet prindërve familjes, së fëmijës. I vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë të pafuqishme ,por sidoqoftë, fjalët mbeten dhe pjesa tjetër i takon drejtësisë e cila në këtë rast duhet të jetë domosdoshmërisht e shpejtë dhe domosdoshmërisht në lartësinë e nevojës së të gjithë opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të prashikuar nga ligji i Republikës së Shqipërisë. E pata të pamundur të shkruaj një tekst mbi këtë ngjarje dhe kjo është arsyeja pse mu duk e udhës që ta bëja këtë sot”, u shpreh Rama.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";