Paraditen e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano në Komisionin e Sigurisë, është ndalur edhe tek ngjarja makabre e ndodhur pak ditë më parë në Fier.

 

Nano tha se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes makabre që tronditi opinionin publik. Sipas tij autori i krimit, Klodian Çalamani ishte dënuar më parë vetëm si hajdut banesash.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Me 16 nëntor u arrestua në flagrancë në Gracalli agresori që kishte groposur një të mitur me inicialet M.V.. Në Policinë e Shtetit ka pasur të dhëna se ai ka qenë hajdut banesash por për personin në fjalë, nuk ka pasur kallëzime në fushën e abuzimit seksual dhe krimeve seksuale”, është shprehur Nano