Vrasja e 29-vjeçarit në Tiranë/ Merret në pyetje shoku i viktimës, çfarë thotë policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasja e 29-vjeçarit në Tiranë/ Merret në pyetje shoku i viktimës, çfarë thotë policia

Policia e Tiranës ka nisur hetimet për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmë pas mesnate në kryeqytet ku humbi jetën një 29-vjeçar. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, ku shtetasi Jurgen Duka (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

 

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi Jurgen Duka (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Jurgen Duka (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

 

Advertisement

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

 

Janë marrë në pyetje shoku i viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy