Vrasesi i gruas nuk pendohet: Ia kisha bërë të ditur se nuk ndahej dot nga mua…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasesi i gruas nuk pendohet: Ia kisha bërë të ditur se nuk ndahej dot nga mua…

“Ja kisha bërë të qartë se nuk do të ndahej prej meje”, kështu ka deklaruar në polici 58-vjeçari Koço Buzo, i cili një ditë më parë qëlloi me breshëri kallashnikovi bashkëshorten e tij, Liljana Buzo 54-vjeç.

 

Sipas burimeve pranë grupit hetimor, 58-vjeçari nuk shfaqi pendesë për krimin ndërsa bëri fajtore bashkëshorten.

 

Advertisement

Problemet në çiftin Buzo ishin shfaqur pas humbjes së njërit prej tre fëmijëve në një aksident rrugor. 58-vjeçari Koço Buzo kishte filluar të konsumonte alkool si dhe të luante bixhoz. Vese këto që e kishin bërë agresiv dhe në familje, ku shpesh ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes.

 

Si pasojë, 54-vjeçarja Liljana Buzo kërkoi divorcin. Kërkesë kjo që u refuzua nga Koço Buzo e për pasojë përfundoi në një tragjedi.

 

Advertisement

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të gjykatës së Elbasanit, ku 58-vjeçari pasi i preu rrugën bashkëshortes së tij e cila ishte me avokatin mbrojtës,  e goditi fillimisht me thikë e më pas me armë zjarri.

 

Nga të shtënat humbi jetën 54-vjeçarja Liljana Buzo ndërsa mbeti i plagosur avokati i saj mbrojtës, Gëzim Toçila si dhe një kalimtar i rastit.

 

Advertisement

Skena e rëndë u pa dhe nga djali i çiftit, i cili ishte i pranishëm në vendngjarje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy