Vrasësi i 40-vjeçares s’është penduar, Enkelejda përcillet sot në banesën e fundit, do të varroset në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vrasësi i 40-vjeçares s’është penduar, Enkelejda përcillet sot në banesën e fundit, do të varroset në Shqipëri

Eduard Danaj, 50-vjeçari nga Vlora, i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij, Enkelejda Danaj në Athinë pritet të dalë para Gjykatës pasditen e së hënës.

40-vjeçarja e vrarë do të përcillet sot në banesën e fundit nga motrat, vëllezërit dhe fëmijët. Varrimi i saj do të bëhet në Shqipëri.

Tronditës është dëshmia e vëllait të Enkelejdës. Duke folur për protothema.gr, ai përmendi torturat që motra e tij kishte kaluar edhe gjatë periudhës së shtatzënëisë, kur Eduardi i kishte futur kokën në zbrdhues.

“Ai e dhunonte vazhdimisht, ishte i dhunshëm dhe përderisa ka pasur tre ankesa, ka pasur mbi 40 incidente. Ai e kishte kërcënuar disa herë me thikë dhe kur ishte shtatzënë me fëmijën e parë, i kishte futur kokën në zbardhues. Vazhdimisht kërcënonte edhe fëmijët, pinte shumë dhe nuk dinte se çfarë bënte…”, tregon ai për protothema.gr.

Advertisement

“Ne kërkojmë që drejtësia të bëjë punën e saj dhe motra ime të jetë gruaja e fundit që do të vritet. Ata ishin ndarë prej një viti e gjysmë por ai nuk pushoi kurrë së e ndjekuri dhe kërcënuari. Ai ishte një alkoolist dhe mendonte se ne të gjithë ishim të padrejtë ndaj tij. Shkonim çdo javë në komisariat, e mbanin një ditë dhe e lironin. Kjo ndodhte gjatë gjithë kohës. Na kishte kërcënuar edhe ne…”, tha vëllai i saj.

“Motra ime ishte një zonjë që i rriti fëmijët e saj me dinjitet dhe pavarësisht vuajtjeve ajo gjithmonë kishte një buzëqeshje”, tha ai.

“Duket se ai e kishte planifikuar që më parë vrasjen.”

Sipas provave të mbledhura deri më tani nga hetuesit, sulmuesi i dyshuar i kishte ngritur pritë ish-gruas së tij dhe kur e pa atë duke kaluar rrugën, iu afrua dhe filloi ta godiste vazhdimisht me thikë, duke e goditur më shumë se 10 herë.

Advertisement

Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes, shkoi në një hotel dhe u përpoq të fshihej në një ndërtesë ku thuhet se punonte. Ai kishte me vete edhe kanaçe birre duke konsumuar një sasi të madhe alkooli. Diçka që ai e bënte edhe kur jetonte me viktimën. Ai pinte dhe pastaj e rrihte. Ai u lokalizua disa orë pas ngjarjes dhe u arrestua.

Në momentin e arrestimit të tij, sulmuesi i dyshuar ishte qartësisht nën efektin e alkoolit dhe nuk dukej se e kuptonte se çfarë kishte ndodhur.

Policia e përshkruan atë si një njeri cinik që nuk tregoi asnjë pendim për veprimet e tij. Ai përfundimisht rrëfeu vrasjen me pretendime tronditëse: “U zgjova në mëngjes dhe shkova te rruga ku ajo kalonte. Kur e pashë, nxora thikën dhe fillova ta godas. Më pas u largova në këmbë dhe shkova në një hotel. U ula aty për pak dhe më pas shkova në kantier dhe piva disa birra derisa më në fund më arrestuan”.

I pyetur nga policia se pse e kreu krimin e rëndë, autori i vetë-rrëfyer dyshohet se është përgjigjur se “Unë punoja dhe ajo po hante paratë e mia”.

Advertisement

Hera e fundit që gruaja ka kaluar pragun e komisariatit për ta denoncuar sërish për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje) ka qenë më 7 maj 2024./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy