Vranësira, shtrëngata dhe reshje shiu në disa zona, ja parashikimi për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira, shtrëngata dhe reshje shiu në disa zona, ja parashikimi për sot

Sot parashikohet përmirësim i situatës meteorologjike për vendin tonë ndikuar nga masa ajrore relativisht të thata dhe të qëndrueshme.

 

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët por nuk do të mugojnë alternimet e vranësirave kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

 

Advertisement

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobta apo shtrëngata afatshkurtër kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje e lehtë dhe shpejësi mesatare 1-5m/sek. Në bregdet e lugina gjatë ditës era me shpejtësi deri në 8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 17°C,  në zona e ulëta 4 deri 21°C, në zona bregdetare 6 deri 19°C.

 

Ashtu si vendi ynë edhe Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

 

Advertisement

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Në qendër dhe jug të rajonit vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe lokale.

 

Sa i përket kontinentit Europian një pjesë e madhe e tij do të jetë me mot të vranët si dhe reshje shiu e dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Përjashtim bënë një pjesë e europës lindore si dhe rajoni i ballkanit ku moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy