Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Për ditën e shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.

 

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura, por edhe alternime kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave. Reshjet me intensitet mesatar do të jenë kryesisht në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim, me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore, era e fortë dhe shpejtësi deri në 12-15m/s. Valëzimi në dete të forcës 2 deri 3 ballë.

 

Advertisement

Temperaturat parashikohen:

në zona malore -1 deri 10°C

në zona e ulëta 2 deri 15°C

në zona bregdetare 6 deri 15°C

Advertisement

 

Sa i përket rajonit të Ballkanit, ai do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrushme dhe të lagështa me origjinë jugperëndimore. Në pjesën perëndimore parashikohet mot i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Pjesa tjetër parashikohet me mot të vranët e inervale me diell.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy