Për ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime. Reshjet shiu me intensitet të ulët në orët e mesditë dhe pasdite përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati I jugut me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore fiton shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete i forcës 4 deri 5 ballë.
Temperaturat parashikohen me rritje në vlerat e mesditës:
në zona malore 4 deri 18 °C
në zona e ulëta 8 deri 24 °C
në zona bregdetare 11 deri 22 °C