Duke filluar nga dita e djeshme nisi përkeqësimi gradual i kushteve atmosferike për vendin tonë. Moti ka nisur i kthjellët dhe më pas shtim vranësirash si dhe reshjet e para të shiut të dobta dhe lokale. Në mbrëmje mot i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Era ka fryrë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës era dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-25m/sek në formën e tufanit. Për shkak të erës intensive edhe dallgëzimi në dete i lartë i forcës 6-7 ballë në detin Adriatik e kryesisht në Jon. Temperaturat nuk pësuan luhatje të ndjeshme duke u regjistruar: në zona malore 1 deri 15 °C në zona e ulëta 2 deri 23 °C në zona bregdetare 8 deri 23 °C

Për ditën e sotme në orët e para të mëngjesit parashikohet kalimi i një sistemi frontal shoqëruar me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive. Më pas moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash por nuk do të mungojnë reshjet me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtra. Pas orëve të drekës dhe kryesisht ato të pasdites moti paraqitet kryesisht me kthjellime si dhe vranësira kalimtare pa praninë e reshjeve të shiut. Era gjatë pjesës së parë të ditës do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-10m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore hera-herës parashikohet tufan ere dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-25m/sek. Për shkak të erës intensive parashikohet edhe dallgëzim i lartë i forcës 6-7 ballë në detin Adriatik e kryesisht në Jon. Në pjesën e dytë të ditës intensiteti i erës bie 1-10m/s duke ulur gjithashtu dallgëzimin në det në forcën 1-2 balllë. Masat ajrore më të ngrohta me origjinë jugore do të sjellin rritje të temperaturave kryesisht në vlerat minimale:
në zona malore 5 deri 17 °C në zona e ulëta 8 deri 23 °C në zona bregdetare 13 deri 22 °C

Rajoni i Ballkanit do të ndikohet nga kalimi i një sistemi frontal. Moti gjatë pjesës së parë të ditës mbi këtë rajon parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve, stuhive dhe në disa zona në formën e furtunës. Gjithashtu parashikohet edhe erë intensive përgjatë vijës bregdetare perëndimore me shpejtësi deri në 25m/s në formën e tufanit dhe stuhive të erës. Në pjesën e dytë të ditës parashikohet situatë post kalimi frontal me mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare e reshje shiu të izoluara dhe të dobta.
Një sistem frontal i thellë zgjeruar do të sjell mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën perëndimore dhe qendrore të Kontinentit Europian. Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Pjesa tjetër e kontinentit parashikohet me kthjellime por edhe shtime gradual vranësirash e reshje shiu me intensitet deri mesatar.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";