Vranë me sende të forta dhe hodhën në rezervuar trupin e 25-vjeçarit në Korçë, arrestohet një prej autorëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vranë me sende të forta dhe hodhën në rezervuar trupin e 25-vjeçarit në Korçë, arrestohet një prej autorëve

Arrestohet një prej autorëve të dyshuar të vrasjes së 25-vjeçarit, Fridman Xhaferraj, ngjarje e cila ka ndodhur 5 muaj më parë në rezervuarin e Gjançit.

Policia për këtë vrasje ka vendosur në pranga 26-vjeçarin, Kristi Bixheku, banues në Lushnjë. Ai ishte shpallur nga Gjykata e Korçës me masën arrest me burg, për veprën penale vrasje me paramendim.

Nga ana e policisë po vijon puna për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të bashkëpunëtorit tjetër, shtetasit L. S.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy