Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 50 vjet burg për Faik dhe Shkëlzen Bucin, të cilët akuzohen për vrasjen dhe më pas groposjen e Eglantina Bucit. Përkatësisht organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 25 vite për babanë e Eglantinës, Faikun dhe 25 vite të tjera për vëllain Shkëlzenin të akuzuar për veprën penale ‘vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim’.

 

Ndërkohë për babanë, Faikun ka kërkuar edhe një vit shtesë burgim për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.
Vrasja tragjike e Eglantinës ka ndodhur 10 vite më parë. Dëshmitari okular i ngjarjes ka qenë shoku i ngushtë i Shkëlzen Bucit, i cili është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë dhe ka rrëfyer krimin makabër. Ai ka rrëfyer me detaje nga biseda që kanë pasur motër e vëlla deri te momenti i vrasjes.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa vite pas ngjarjes u arrit që të zbardhet krimi i rëndë pasi një pjesë e skeletit u gjet i groposur ne Malin me gropa në shtator të vitit 2020.
Referuar rrëfimit të dëshmitarit, Shkëlzeni e kishte thirrur motrën e tij për kafe, teksa ishte i shoqëruar me shokun e tij. Gjatë udhëtimit drejt Malit me Gropa, Eglantina e ka kuptuar se diçka nuk po shkonte.

 

Pas debatit, Shkëlzeni ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në nofullën e majtë duke e lënë të vdekur në vend. Më pas ata kanë zbritur në Tiranë ku janë takuar me Faikun. Babë e bir e kanë kërcënuar shokun e tyre që mos të tregonte për krimin, ndryshe do e vrisnin. 8 vite pas vrasjes deklarata e dëshmitarit të mbrojtur bëri që të zbardhet krimi makabër brenda familjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";