Policia e Tiranës ka arrestuar 27-vjeçarin Lulzim Spahia nga Lushnja, i cili kërkohej  në lidhje me një vrasje të kryer në Korçë për vrasjen e Fridman Xhaferrajt, në qershor të vitit të shkuar.

 

Blutë bëjnë me dije se Spahisë iu kap edhe një sasi kanabisi në makinë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Vrasja” kryer në bashkëpunim, pasi në bashkëpunim me shtetasin K. B., 26 vjeç, banues në Lushnjë (i arrestuar më parë), në Korçë, më datë 13.06.2021, kanë goditur me sende të forta në kokë shtetasin F. Xh., duke i shkaktuar atij vdekjen.

Gjithashtu, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës ka lëshuar urdhër ndalimi për 27-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, bën me dije policia.

 

Banorët e zonës gjetën mëngjesin e 13 qershorit 2021 trupin e një të riu, i cili më pas u identifikua si Fridman Xhaferraj nga Lushnja. Pas hetimeve të kryera, policia zbuloi se Xhaferaj ishte vrarë fillimisht dhe më pas hedhur në rezervuar duke shpallur në kërkim Kristi Bixhekun dhe Lulzim Spahinë. Bixheku u arrestua më herët, ndërkohë që Spahia sot.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";