10 ligje të reformës në drejtësi janë ndryshuar për t’i dhënë mundësi kryesisht gjykatës së lartë dhe SPAK-ut të ecin më shpejt me dosjet e grumbulluar ndër vite.
Kjo nuk është hera e parë që reforma ndryshon, raporton Vizion Plus, por sipas socialistit që e udhëhoqi Fatmir Xhafajt, kjo nuk tregon se reforma në drejtësi ka dështuar.
FATMIR XHAFAJ
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";DEPUTET, PS
“Natyrisht një reformë kaq komplekse ka dhe do të ketë përherë problemet e veta në zbatim. Është naivitet të mendosh ndryshe pasi ka probleme që rrjedhin kryesisht nga kompleksiteti i vet reformës dhe institucioneve të saj, nga ecja me shpejtësi të ndryshme brenda saj për shkak edhe të vonesave të krijuara nga kundërshtarët e saj e kryesisht nga PD, nga pengesat ligjore e institucionale të krijuara artificialisht në hallka të ndryshme të zbatimit të procesit, etj. “
Por 6 vjet pasi 140 deputetë ndryshuan kushtetutën për reformën në drejtësi, klasa politike ka një apel për institucionet e reja.
“Ndaj ka ardhur momenti që institucionet e reja të drejtësisë të dëshmojnë përgjegjshmërinë e tyre, fuqinë e tyre dhe qëllimin për të cilën janë krijuar. Ne kemi luftuar dhe kemi marrë një kosto jo pak të vogël, qytetarët dhe partnerët kanë investuar fort te ky projekt prandaj e vetmja përgjigje që pranohet nga radhët e gjyqtarëve, prokurorëve dhe anëtarëve të institucioneve të reja është: Rezultate!”
Nga ana tjetër Xhafaj i ka bërë apel klasës politike të mbështesë reformën në drejtësi.
“Kjo kërkon jo thjesht e vetëm të mbështesim kërkesat realiste për zbatimin e reformës dhe koordinimin sa më mirë të këtij procesi, por edhe distancimin e qartë dhe publik ndaj çdo tentative sado e vogël qoftë ajo ndaj përpjekjeve për interferenca në vendimmarrjet e institucioneve të reja, në përzgjedhjen klienteliste të anëtarëve të tyre dhe kryesorja për ndikimin në to për kontroll e influencë nga çdo krah që ato të vijnë.”
Ligjet e reformës në drejtësi kërkojnë 84 vota për t’u ndryshuar; fillimisht mazhoranca synoi t’i ndryshonte ato së bashku me PD, por konsensusi nuk u arrit asnjëherë.
Por pas djegies së mandateve nga PD e LSI, PS ka arritur lehtësisht kuorumin prej 3/5 duke ndërhyrë disa herë në ligjet e reformës.