
Në seancën e fundit parlamentare për këtë legjislaturë u votua edhe për kryetarin e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi. Për këtë votim kryedemokrati Lulzim Basha tha se po veprohet në dëm të Shqipërisë.
Zgjedhja e saj në krye të AMA-s është kundërshtuar nga opozita, duke ngritur pretendime se mazhoranca po synon të kapë këtë institucion. Edhe nga partnerët ndërkombëtarë u bë apel që votimi të shtyhet për në shtator, por sipas Bashës, Rama bëri të kundërtën e asaj që iu kërkua.
“E ka fajin Europa” llomotit poshtë e lart, për të fshehur dështimin e tij dhe pengimin e Shqipërisë. Por sapo i jepet një shans për të vepruar në shërbim të interesave të vendit, sikurse kërkuan BE dhe OSBE, zgjedh të bëjë të kundërtën, duke hedhur poshtë thirrjen e partnerëve për të shtyrë në shtator votimin për AMA. Kjo nuk është forcë, po harbutëri në dëm të të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, tha Lulzim Basha në “Twitter”.
Advertisement