
Rrogozhina është një tjetër bashki ku votimet kanë vijuar në normalitet të plotë. I gjithë procesi u karakterizua nga qetësia, ndërsa subjektet politike nuk kanë patur pretendime.
Pavarësisht një vonese prej 20 minutash në hapjen e qendrave të votimit, më pas procesi vijoi normalisht, ndonëse me një pjesëmarrje të ulët.
Advertisement
Kandidatët për kryetar bashkie pas procesit të votimit, u ndalën te pjesëmarrja e ulët e qytetarëve dhe te kushtet e motit që sipas tyre nuk ishin favorizuese për të nxitur votuesit.
Sipas të dhënave, Bashkia e Rrogozhinës ka gjithsej rreth 32.200 zgjedhës. Ndërsa, tre kandidatët janë Ferdinand Saraçi nga PD, Hekuran Xhani nga “Shtëpia e Lirisë” dhe Edison Memolla nga PS.
Advertisement