Vota e emigrantëve është rikthyer në vëmendjen e politikës shqiptare.
Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Parlamentin që brenda një viti të plotesojë boshllëqet ligjore për të mundësuar votën e emigrantëve.
Ky vendim është pasuar këtë të shtunë nga një deklaratë nga Partia Demokratike.
Skretari për Diaporën dhe Organizimin me Jashtë, në PD Indrit Hoxha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese teksa është shprehur se e drejta e votës për emigrantët është një instrument për të larguar Ramën nga pushteti.
DEKLARATË E SEKRETARIT PËR DIASPORËN DHE ORGANIZIMIN ME JASHTË, INDRIT HOXHA
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Gjykata Kushtetuese i ka dhënë dritën e gjelbër votës së emigrantëve shqiptarë dhe i ka nxjerrë kartonin e kuq qeverisë Rama.
Me një vendim të trupës më të lartë gjyqësore të Republikës, mundësia e shqiptarëve të diasporës që të votojnë në zgjedhje në atdheun e tyre, afrohet si asnjëherë më parë.
Kushtetuesja ka vendosur një afat 1 vjecar, që nga hyrja në fuqi e vendimit, që do të thotë se deri në dimrin e vitit tjetër qeveria është e detyruar të ketë gati infrastrukturën elektorale për shqiptarët e diasporës.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Ky është një lajm i shkëlqyer për të drejta e shqiptarëve dhe Partia Demokratike, e lindur më 11 dhjetor 1990 nga ëndrra e votës së lirë, e përshëndet vendimin.
Qeveria Rama ka ardhur në pushtet në vitin 2013 duke ofruar si një prej premtimeve të mëdha votën e migrantëve. Këtë herë nuk mund të themi se Rama ka dështuar. JO! Ai nuk e ka patur kurrë në plan dhënien e së drejtës së votës shqiptarëve që jetojnë jashtë. Që pas futjes në politikë të dy sistemeve: të të fortëve lokalë dhe patronazhistëve, Edi Rama e ka kuptuar se shqiptarët e diasporës nuk mund të blihen dhe as të manipulohen nga bracat e tij elektoralë. Kjo e ka bërë të padëshirueshme votën e emigrantëve shqiptarë.
Ai ka bërë çmos, sic veproi në zgjdhjet e fundit parlamentare për t’i mbajtur larg kutive të votimti shqiptarët e mërgatës. Kujtoni rastin e mbylljes së kufijve me Greqinë në vitin 2021, vetëm e vetëm që rivali politik i kandidatit të tij në Gjirokastër, me influencë ndër shqiptarët e Greqisë dhe minoritarët, të mos i merrte dot votat e tyre.
Partia Demokratike mbështet dhe do të inkurajojë të gjithë nismat dhe vendimet që shqiptarët, këtu dhe jashtë vendit të votojnë të lirë. Pa kthimin e votës së lirë Shqipëria është në rrezik dhe demokracia një iluzion.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";E drejta për të votuar e diasporës, jo vetëm është një instrument për të larguar Ramën, por është një e drejtë e patjetërsueshme e njeriut.