Vota e emigrantëve/ Celibashi: Palët politike nuk besojnë te njëri-tjetri, duhet konsensus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vota e emigrantëve/ Celibashi: Palët politike nuk besojnë te njëri-tjetri, duhet konsensus

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashki ka deklaruar se vota e emigrantëve nuk u bë e mundur në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit 2021 për shkak të kohës sëe pamjaftueshme dhe për shkak të pasigurive e mosbesimit që palët politike kanë ndaj njëra-tjetrës.

 

Celibashi theksoi se për të patur votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, të paktën herën e parë të këtij procesi duhet të ketë një konsensus nga të gjitha palët.

 

Advertisement

Celibashi shtoi se ky proces synohet të përfundojë vjeshtën e vitit të ardhshëm.

 

 

Fjala e Ilirjan Celibashit në Konferencën Kombëtare “Votimi nga jashtë, koha është tani”.

Advertisement

 

Në ndryshimet e Kodin Zgjedhor të vitit 2020, për herë të parë, u përfshinë rregulla të cilat synonin mundësimin e votimit të qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, banues të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, atje ku ata kanë vendbanimin e tyre. Përfshirja në Kodin Zgjedhor e këtyre rregullave u bë vetëm pak muaj përpara datës së pritshme të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021. Kështu, Kodi Zgjedhor përcaktoi KQZ-në si organin përgjegjës për organizimin dhe administrimin e votimit nga jashtë, kjo si pjesë e gjithë procesit zgjedhor në tërësi, të cilin KQZ ka kompetencën ligjore për përgatitjen, realizimin dhe administrimin.
Bazuar po në ndryshimet e Kodit Zgjedhor të vitit 2020, KQZ u rioganizua në strukturë dhe në përbërje tërësisht. Dhe kjo vetëm 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve të pritshme të 25 prillit 2021. Edhe pse koha ishte thuajse edhe teorikisht e pamjaftueshme, qoftë edhe vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve brenda vendit, KQZ u angazhua seriozisht dhe me përgjegjësi institucionale për të krijuar të gjitha kushtet rregullatore dhe ato teknike për të mundësuar votimin nga jashtë edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
E nga ana tjetër, tej deklarimeve publike të bëra nga politika, dukej qartë që ajo akoma nuk ishte e përgatitur për të pranuar dhe për më tepër për të punuar për realizimin e këtij procesi. Ky qëndrim i tyre ndikoi edhe ai në mos realizimin e votimit nga jashtë në ato zgjedhje. Në fakt për të qënë realist ky qëndrim i tyre e ka një justifikim të përligjur deri diku. Pasiguria dhe mosbesimi që palët kanë kundrejt njëra-tjetrës për procesin zgjedhor brenda vendit, janë natyrshëm në një shkallë më të lartë në rastin e votimit nga jashtë. Dhe më shumë akoma kur rregullat për këtë proces duhet të miratohen vetëm 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme. Në pikëpamjen time, votimi nga jashtë, vecanërisht në herën e parë të tij, ka si kusht të domosdoshëm pasjen e një konsensusi, jo sa më të gjerë politik, por thuajse të plotë, mbi çdo aspekt përgatitor dhe realizues të këtij procesi.
Në kushtet kur votimi brenda vendit shoqërohet thuajse cdo here nga kundërshti për rezultatin zgjedhor, është e qartë që duhet të vendosim për realizimin e këtij procesi, pasi të gjithë faktorët relevant, politik dhe institucionalë të kenë kontributet e tyre në këtë proces. KQZ është e vendosur dhe e ka bindjen e plotë se përmbushja e përgjegjësive të saj institucionale në lidhje me votimin nga jashtë, nuk mundet të jetë e plotë dhe e dobishme nëse në rrugën e përmbushjes së tyre ne nuk konsiderojmë të gjithë faktorët e interesuar në këtë proces. Partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, institucione dhe organizata partnere ndërkombëtare, janë të ftuara për të qënë pjesë e përgatitjes së procesit të votimit nga jashtë. Gjithë kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të konsultohet që në fazën e draftimit me të gjithë grupet e interesit, përfshi këtu edhe partitë politike.
Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy