Vota e diasporës drejt finalizimit, Celibashi i bashkohet grupit politik, diskutohet votimi e numërimi elektronik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vota e diasporës drejt finalizimit, Celibashi i bashkohet grupit politik, diskutohet votimi e numërimi elektronik

Takimi me shqiptarët e Greqisë duket se ka përforcuar bindjen e Edi Ramës që vota e diasporës të jetë një premtim i përmbushur për parlamentaret e 2025. Diskutimeve mes Partisë Socialiste dhe “Rithemelimit” iu bashkua dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Pas më shumë se dy orë mbledhje, në parim “Rithemelimi” dhe Ilirjan Celibashi ndanë të njëjtin qëndrim, që mënyra e regjistrimit e diasporës për të votuar nga aty ku jeton të bëhet përmes Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe jo e-Albania siç e parashikon ligji e rrjedhimisht edhe Partia Socialiste.

Për mënyrën e votimit mes mazhorancës dhe opozitës ndasitë janë më të pakta. Të dyja kërkojnë që ajo të bëhet me postë, por ndryshimi është që PS e do me postën shqiptare ndërsa “Rithemelimi” me një ndërkombëtare. Në këtë ndasi KQZ-ja bëri propozimin e saj.

Para se politika të marrë një vendim, Ilirjan Celibashi do të rikthehet në mbledhjen e radhës për t’i prezantuar Damian Gjiknurit dhe Oerd Bylykbashit një projekt ide për aplikacionin e mënyrës së regjistrimit dhe votimit të diasporës.

Advertisement

Po aq vullneti i PS-së është që votimi dhe numërimi elektronik të shtrihet në të gjithë vendin. Këtë kërkon edhe opozita. Që ky parashikim në kodin zgjedhor të bëhet një tjetër premtim i përmbushur pë zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme qeveria duhet të ndajë mendjen për paratë për aq kohë sa fatura financiare është mjaftueshëm e kripur./VIZIONPLUS.TV/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy