Voltana Ademi: Kam bindjen që Gjykata Kushtetuese do të vendosë drejt për 30 qershorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Voltana Ademi: Kam bindjen që Gjykata Kushtetuese do të vendosë drejt për 30 qershorin

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi reagoi pas përfundimit të seancës në Gjykatën Kushtetuese për 30 qershorin, që u mbyll me vendimin për t’iu drejtuar për mendim Komisionit të Venecias.

 

Ademi ka bindjen se në fund, trupa gjykuese do të vendosë në mënyrë të drejtë, duke mos lejuar që autokracia të asgjësojë pluralizmin.

 

Advertisement

“Në Gjykatën Kushtetuese sapo ka përfunduar seanca plenare për shqyrtimin e kerkesës së Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë lidhur me “zgjedhjet” e 30 qershor 2019. Ky proces ka rëndësi madhore për themelet e demokracisë dhe pluralizmit dhe shpresojmë që gjykata të kontribuojë, përmes shqyrtimit të kërkesës sonë, në rregullimin e këtyre themeleve që janë tronditur nga “zgjedhjet” e 30 qershorit dhe mos të përsëriten më të tilla raste. Kam bindjen që pluralizmin nuk do ta asgjësojë asnjë autokraci dhe se Gjykata Kushtetuese do të vendosë kthimin në jetë të pluralizmit politik në nivel vendor dhe për rrjedhojë edhe të demokracisë vendore. Kam bindje që GJK do të japë drejtësi për të drejtat e qytetarëve, drejtësi kushtetuese, drejtësi për pluralizëm, drejtësi për shtet dhe pushtet pluralist, drejtësi për çdo institucion aktor dhe faktor që kanë detyrim të zbatojnë Kushtetutën dhe vetëm Kushtetutën.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy