“Voltalia” fiton edhe Spitallën/ Kompania franceze do të ndërtojë parkun e dytë fotovoltaik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Voltalia” fiton edhe Spitallën/ Kompania franceze do të ndërtojë parkun e dytë fotovoltaik

Pasi fitoi të drejtën për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta, kompania franceze Voltalia u shpall fituese edhe për parkun e dytë fotovoltaik, atë të Spitallës, në Durrës.

Këtë të enjte, Komisioni i Vlerësimit të ofertave në ministri hapi zarfat e ofertës financiare, ku rezultoi se kompania franceze ofroi çmimin më të ulët në garë, prej 29.89 euro megavat, kundrejt 43 eurove që kishte ofrua kompania e dytë, kineze.

“BELINDA BALLUKU 

 “Pasi u mbyll propozimi në datën 1 shkurt, ne patëm gjithë mundësinë që të shikonim me detaje ofertat e ardhura nga 5 kompani të mëdha. Kanë treguar interes për të investuar në Shqipëri. Siç kemi rënë dakord prej kohësh, do të zhvillojmë ankande hibride që do të bazohen në dy pjesë atë të energjisë diellore dhe atë të energjisë së erës, eolike. Ky park është i dizenjuar për të prodhuar 100 mgv energji. 70 do të blihen nga operatori i shpërndarjes, një çmim i favorshëm duke përdorur bursën apo mënyra të tjera për të treguar këtë sasi. Sot kemi dy kompani të cilat e kanë kaluar fazën e vlerësimit teknik, ‘Voltalia’ kompania franceze dhe kompania kineze ‘Universe Energy.”

Advertisement

Ky park do të ketë një kapacitet për 100 megavat energji.

70% e tij do të parablihet nga operatori i shpërndarjes, ndërsa pjesa e mbetur do të shitet në treg të lirë. Voltalia fitoi garën për parkun e Karavastasë me një çmim prej 25 euro për megavat, ndërsa për parkun e dytë, çmimi është rriture me pesë euro.

Vendimi qe shpalli fitues kompaninë franceze Voltalia vjen vetëm katër ditë pas vizitës që kryeministri Rama zhvilloi në Paris, ku u takua me presidentin Makron me të cilin bisedoi ndër të tjera edhe për çështjen e tregut energjetik.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy