Pas 9 vitesh klubi i femrave të Tiranës në Volejboll fiton kupën e Shqipërisë. Kryebashkiaku Erion Veliaj, përgëzoi vajzat që sollën trofeun e 11-të për Tiranën dhe nënvizoi se investimet në sport sjellin rezultatet.
ERION VELIAJ
KRYETAR I BASHKISE TIRANE“Jam shumë krenar për të gjitha ju! Fakti që jeni një skuadër e mbledhur, ku punohet në grup, ku secila ndjen kënaqësi për suksesin e tjetrit, dhe sidomos tani që u shpallët fituese të Kupës së Shqipërisë pas 9 vitesh, me jëp një kënaqësi të jashtëzakonshme. Kjo provon se filozofia jonë e hapjes së lojës ka funksionuar – ashtu si në një lojë ku pasin dhe zhytjen s’mund ta bëjë një njeri – ashtu edhe në një skuadër duhet të vijë një brez i ri, duhet të hapet loja për talented e reja, nuk duhen parë njerëzit as nga xhepi, as nga mbiemri, as nga partia, por duhet realisht që gara të përfaqësohet nga më të mirët e uniformës sonë bardheblu.”
Advertisement
Gjithashtu Veliaj premtoi se mbështetja për ekipet që garojnë me ngjyrat e Tiranës do të vazhdojë.
“Fakti se investimet, si në terrene sportive, ashtu edhe në një grup të stërvit, sjellin këtë rezultat, është inkurajim që ne të vazhdojmë kështu. Do të vazhdojmë investimet edhe me Federatën e Notit, por kryesisht përfituesi kryesor do të jetë ekipi i Tiranës. Aty ku themi, jo po ta mbajë brezi që e ka 20 vjet një Federatë, aty gjërat nuk funksionojnë.”
Advertisement
Veliaj e mbylli fjalën e tij me mirënjohje për të gjitha kupat e fituara nga djemtë dhe vajzat që përfaqësojnë Tiranën.