
Deputetja e PD, Albana Vokshi ka kërkuar nga Alibeaj që të bëjë kërkesë në Kuvend për 5 deputetët e përjashtuar, për t’u cilësuar si deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
“Jemi 5 deputetë të përjashtuar, duhet të bëni kërkesë në Kuvend”, mësohet të ketë thënë Vokshi në mbledhjen e grupit të PD.
Advertisement
Ndërkohë, Alibeaj i është përgjigjur: Nuk zhbëj dot me vullnet personal vendime që janë marrë nga organet e partisë”.
Kujtojmë se 5 deputetët e përjashtuar janë Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi dhe Luan Baçi. Vendimi ndaj tyre u mor pas protestës së 8 janarit, ku anëtarët e Rithemelimit zhvilluan një manifestim para selisë së PD.
Advertisement