Vodhi xhiron ditore në karburantet ku punonte, arrestohet 55-vjeçari, i riu e mashtron dhe i merr paratë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 55-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi vodhi një shumë parash duke shpërdoruar detyrën menaxher si i 6 pikave për shitjen e karburantit.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e një shtetasi që dyshohet se i ka marrë një shumë parash 55-vjeçarit, me anë të mashtrimit.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grid”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë ndalimi me iniciativë i shtetasit S. Zh., 55 vjeç, banues në Elbasan.

Advertisement

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur rreth 5 400 000 lekë (xhirot ditore), duke shpërdoruar detyrën menaxher i 6 pikave për shitjen e karburantit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash, që u gjet në ambientet e punës ku qëndronte ky shtetas.

Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasit E. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit S. Zh., me anë të mashtrimit”, njofton policia. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy