Policia e Korçës zbardhi dy grabitje të ndodhura gjatë këtij muaji në farmacinë e Spitalit Rajonal të Korçës.

 

Infermieri 43-vjeçar Nikolin Ciko, banues në Korçë ra në pranga sepse akuzohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme medikamentesh e pajisjesh mjekësore me vlerë mbi 1.000.000 lekë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se, ky shtetas kishte vjedhur në farmacinë e Spitalit, një sasi medikamentesh dhe pajisjesh mjekësore, të cilat shërbenin për trajtimin e pacientëve me COVID-19 dhe me sëmundje tumorale, ku në cilësinë e provës materiale iu gjet e sekuestrua sasia e medikamenteve”, thuhet në njoftimin e policisë.