Vodhi 9 milionë lekë në një banesë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vodhi 9 milionë lekë në një banesë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 30-vjeçar i cili dyshohet se vodhi 900 mijë lekë (të rinj) në banesën e një shtetasi.

Policia njofton se në kuadër të operaicionit “Vëzhgimi” ka rënë në pranga shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Bulqizë, për veprën penale “Vjedhja”.

Policia gjatë kontrollit i gjeti 30-vjeçarit 2800 euro, të cilat anë produkt i veprës penale, si dhe veshjet që ai ka patur gjatë vjedhjes.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 02.08.2024, ka vjedhur 900 000 lekë të rinj, në një banesë në rrugën “Mihal Popi”.

Advertisement

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2800 eurot dhe veshjet që autori ka patur gjatë vjedhjes./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy