Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi akuzohen për vjedhje.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, falë veprimeve të shpejta hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
A. D., 17 vjeç dhe I. D., 22 vjeç, të dy banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Advertisement
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash, në banesën e shtetasit R. D., 69 vjeç, në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Vjedhja, kryer në bashkëpunim.
Advertisement