
Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së një banese.
Policia njofton se dy të rinjt, 22 dhe 25 vjeç, gjatë datave 15 dhe 18 maj kanë vjedhur 1 milionë lekë dhe bizhuteri floriri në të njëjtën banesë.
Advertisement
“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në datat 15.05.2023 dhe 18.05.2023, kanë vjedhur bizhuteri të ndryshme floriri dhe shumën 1 000 000 lekë të rinj, në banesën e një shtetasi, në Sharrë”, njofton policia.
Uniformat blu kanë sekuestruar disa prej bizhuterive që dyshohet se janë vjedhur në këtë banesë, si dhe një palë doreza që dyshohet se autorët i kanë përdorur gjatë dy vjedhjeve.
Advertisement