Një automjet ka marrë flakë në ecje pasditen e kësaj të marte, në bypass-in e Vlorës. Automjeti tip “Fiat”, rezulton në pronësi të shtetasit B. A., 20 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë.
Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Advertisement
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.