Vllaznia pret këtë të diel në Loro Borici skuadrën e Kastriotit. Kryesuesit e kampionatit ndonëse ndodhen 9 pikë larg ndjekësve më të afërt, do të kërkojnë të ruajnë ecurinë pozitive. I këtij mendimi është trajneri i Vllaznisë, Thomas Bërdaric i cili u shpreh i lumtur me formën e skuadrës këto 15 javë.
THOMAS BRDARIC
TRAJNERI I VLLAZNISË
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Mendoj se është një atmosfere shumë e mirë dhe uroj që gjërat të vazhdojnë si në të kaluarën. Më e rëndësishme është që të jemi të gjithë të shëndetshëm. Uroj që të gjithë të kalojnë këtë periudhë, pastaj për sa i përket kampionati është i gjatë. Gjithmonë duhet të mësojmë, në çdo moment, kanë kaluar 15 javë. Sigurisht që do të ketë edhe ulje e ngritje gjatë rrugëtimit tonë, por ne prej këtyre mësojmë dhe besoj se do të kalojmë situatatë.”
Ish lojtari i kastriotit, tashmw nw rradhwt e shkodranwve, Herald Marku tha se është një ndeshje e vështirë po edhe nëse shënon nuk do të festojë
HERALD MARKU
FUTBOLLIST I VLLAZNISË
“Uroj të jetë fati im nesër, të shënoja do të ishte një kënaqësi, edhe pse nuk do të festoj në shenjë respekti nëse shënoj. Është një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari të forte. Kam qenë pjesë e Kastriotit, kam shumë respekt për klubin e drejtuesit, se më kanë mbështetur. Por nesër futemi për të bërë mirë e marrë fitoren.”
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ndërkohë Skënderbeu pas pikës së marrë në Laç kërkon maksimumin. Korçarët do të prersin të dielën Apoloninë, ekip i cili ndodhet një pikë lart tyre në renditje.
Ndërkohë takimi tjetër që do luhet te dielen është ai mes Kukësit dhe Bylisit në Elbasan.