Vladimir Putin i ofron gaz të lirë Serbisë dhe mbështetje për Kosovën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vladimir Putin i ofron gaz të lirë Serbisë dhe mbështetje për Kosovën

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të enjten se Moska do të vazhdojë t’i ofrojë gaz natyror Serbisë me kushte të favorshme dhe se një kontratë e re furnizimi do të nënshkruhet së shpejti për të zëvendësuar kontratën aktuale që skadon në fund të vitit.

Ai i bëri këto komente në rezidencën e tij në Sochi, në bregun e Detit të Zi, gjatë takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili më pas tha se gjashtë muajt e ardhshëm, çmimi i gazit rus për Serbinë do të mbetet i njëjtë, 270 dollarë për një mijë metra kub.

Presidenti Putin i tha presidentit serb se Rusia do të vazhdojë të mbështesë me vendosmëri Serbinë në procesin e zgjidhjes së problemeve me Kosovën, ndërsa shfaqi shpresën se në fund situata do të zgjidhet në atë mënyrë që të jetë në pajtim me interesat e të gjithë njerëzve që jetojnë në rajon.

Presidenti serb vuri theksin te lidhjet e ngushta midis Serbisë dhe Rusisë ndërsa nënvizoi nivelin e lartë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Advertisement

Serbia mbështetet te Rusia në refuzimin e saj për të njohur pavarësinë e Kosovës dhe ndonëse aspiron integrimet evropiane, ka refuzuar t’u bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër saj për shkak të konfliktit në Ukrainë.

Një proces bisedimesh i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, filloi në vitin 2011, tre vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë, por përparimet janë ende të pakta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy