Reshjet me intensitet gjatë 24 orëve të fundit kanë bërë që lumi Vjosë të rrisë ndjeshëm nivelin.
Në këto orë të para të ditës së shtunë, prurjet e shumta e kanë rritur nivelin në 6.36 metra vetëm për 90 minuta .
Situata pritet të përkeqësohet edhe për shkak të ngarkesës së reshjeve që kap e gjithë zona e jugut të vendit Përmet, Tepelenë dhe Gjirokastër, sipas konfirmimit nga Igjeum një ditë më parë.
Ndërkohë problemejanë evidentuar edhe në fshatin Llakatund të bashkisë Vlorë . Lumi i Shushicës ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur tokat bujqësore të këtij fshati.
Po kështu në fshatin Mesaplik të bashkisë Selenicë, është rrëzuar ura që lidh këtë fshat me zonën e lumit të Vlorës.
Kjo është e vetmja mundësi kontakti e rreth 300 banorëve të këtij fshati që mbetet kështu i izoluar.Sipas shtabit të emergjencave të prefekturës së qarkut,situata është në monitorim.