Vjosa Osmani: Pse e përmenda në Tiranë traun në Rrugën e Kombit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjosa Osmani: Pse e përmenda në Tiranë traun në Rrugën e Kombit

Gjatë vizitës në Tiranë Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani përmendi traun në Rrugën e Kombit duke shkaktuar një sërë reagimesh. Duke iu përgjigjur këtyre reagimeve Osmani thotë se ky tra ka krijuar një barrierë psikologjike mes dy vendeve.

“Arsyeja pse përmenda traun në Morinë është se po konsiderohet si një barrierë psikologjike. Ka qenë një temë e përditshme në Kosovë dhe unë e kam për detyrë që t’i shpreh këto shqetësime.

Nuk futem te çështja teknike dhe ekonomike, por atdheu është ideal nuk është vetëm para. Shumë shqiptarë nga Kosova nuk e vizitojnë Shqipërinë vetëm për plazhin, por edhe për dashurisë që kanë për Shqipërinë.

Në Lezhë u njoftova se 70% të vizitorëve janë kosovarë. Pra, nuk jemi vizitorë si gjithë të tjerët. Ky tra po shihet si një barrierë psikologjike” – tha Osmani në një intervistë për Ora News.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy