Vjosa Osmani: Kosova, gati për të pritur afganët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjosa Osmani: Kosova, gati për të pritur afganët

Kosova është e gatshme të strehojë afganët para se ata të sistemohen në shtetet e bashkuara të amerikës. Deklarata vjen nga presidentja, Vjosa Osmani, e cila gjatë një interviste për bbc foli për kaosin e krijuar në kabul duke theksuar se situata u perkeqësuar më shpejt sesa ata prisnin.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVES

Advertisement

 

“Besoj se kishte informata që punonjësit që kanë punuar me ushtrinë amerikane apo organizatat amerikane do të mund të jenë në rrezik, por asnjëri nuk e dinte kur, së paku ne në Kosovë jo. Por ne ishim të gatshëm dhe e treguam gatishmërinë tonë pa hezituar. Nuk do të jemi vendi që do t’i thotë jo këtyre refugjatëve, këtyre njerëzve në nevojë, përderisa kemi hapësirë. Në fillim kemi menduar se do të ndodhë pas disa jave e do të kemi kohë për t’u përgatitur.”

 

Duke sjelle serish ne vemendje rolin e shteteve të bashkuara të amerikës dhe natos ndaj kosovës, osmani i beri thirrje të gjithë qeverive të hapin dyert për refugjatët afganë

Advertisement

 

“Janë skena zemërthyese. Si ish-refugjate po e ndiejë këtë vërtetë, çdo ditë të kësaj tragjedie humanitare dhe absolutisht asnjëri nuk mund të them se largohet nga shtëpia me dëshirë, vetëm nëse aty ka dhunë të jashtëzakonshme apo terror. Siç mund të shohim tash në rastin e Afganistanit”,

 

Presidentja nenvizoi se vetëm së bashku mund të arrihet suksesi, siç ndodhi në rastin e Kosovës.

Advertisement

 

“Duhet të kuptojmë se nëse nuk punojmë së bashku nuk do të jemi në gjendje të kemi sukses. Rasti i Kosovës tregon këtë. Vetëm kur SHBA-ja, Britania dhe anëtarët e NATO-s punuan së bashku arritën ta mposhtnin regjimin e Millosheviqit dhe të sillnin paqe jo vetëm në Kosovë por gjithë Ballkanin Perëndimor. Unë isha refugjate vet. Nuk është se ata që të persekutojnë të pyesin nëse do të largohesh tash apo pas një viti. Asnjëri nuk largohet se do këtë, por e bën nga dëshpërimi.”

 

Rasti i Afganistanit sipas osmanit  tregon se sa e brishtë është paqja në botë e per pasoje, roli i NATO-s eshte ie pazevendesueshem.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy