Prurjet e shumta te lumit Vjosa gjate natës ka berë që në orët e para te ditës së premte të dali nga shtrati dhe të përmbyt pazarin e kafshëve poshtë urës së Mifolit.
Sipas kreut te Njësisë administrative Novoselë Kanan Shakaj, niveli i lumit deri kë këto momente është 6.5 metra mbi nivelin e detit, dhe prurjet vazhdojnë.
Duhet të bëjnë kujdes familjet qe ndodhen afër lumit , dhe nëse vijon të kete prurje dhe niveli të rritet akoma rrezikohen përmbytje.
Kuota maksimale e cila sjell përmbytje masive është deri në 8 metra mbi nivelin e detit
Advertisement