Vjedhja e të dhënave përmes Whatsapp/ Policia paralajmëron qytetarët: Bëni kujdes!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vjedhja e të dhënave përmes Whatsapp/ Policia paralajmëron qytetarët: Bëni kujdes!

Policia e Shtetit ka reaguar pas sulmeve kibernetike të ndodhura së fundmi në vendin tonë përmes  platformës së Whatssap në telefonat e qytetarëve.

Në një deklaratë për mediat, specialistja në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, Suela Bonjaku  paralajmëroi se bëhet fjalë për një situatë serioze, e cila ka të bëjë me marrjen e të drejtave të hyrjes në aplikacionin “ËhatsApp” nga persona të paautorizuar.

“Aplikacioni “WhatsApp” aktivizohet në pajisjet e zgjuara nëpërmjet një procedure e cila është e përcaktuar nga kompania dhe për të bërë lidhjen e aplikacionit me numrin e telefonit të përdoruesit ose krijimin e llogarisë, kompania “WhatsApp” dërgon një kod gjashtëshifror në numrin tuaj të telefonit. Më pas, me anë të këtij numri, llogaria juaj aktivizohet. Përdorues të panjohur, deri më tani kanë krijuar një skemë për marrjen e llogarive të aplikacionit “WhatsApp” duke regjistruar në një pajisje numrin e telefonit celular të viktimës sikur të ishte numri i tyre dhe më pas i dërgojnë viktimës në “WhatsApp” kërkesën për t’ia ridërguar kodin gjashtëshifror, me arsyetimin që është dërguar gabim.”

Sqarohet se kjo kërkesë në “WhatsApp” vjen nga një person që ka njohje të mëparshme me “viktimën dhe që ka qenë dhe ai/ajo viktimë e këtij sulmi, pra autori nis mesazh nga llogaria e një viktime tjetër”.

Advertisement

“Nëse personat që janë bërë shënjestër nga autori nuk reagojnë apo nuk dërgojnë numrin gjashtëshifror, autori do të vazhdojë të këmbënguli, por nuk mund të realizojë asnjë veprim tjetër dhe as atë veprim për të cilin ishte nisur të kryente, pra marrjen e llogarisë “WhatsApp”. Po ashtu sqarojmë opinionin publik se marrja e llogarisë “WhatsApp” nuk mund të bëhet pa ndërveprimin tuaj me autorin apo pa patur autori të drejta përdorimi në telefonin tuaj. Personat/autorët që po kryejnë këto vepra kriminale aktualisht janë duke u hetuar nga Njësia për Hetimin e Krimeve kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Aktualisht, sipas të dhënave që kjo njësi disponon, personat më të prekur janë nga grupet shoqërore që përdorin aplikacionin “WhatsApp” dhe nisur nga skema e përdorur kemi një sulm zinxhir tek kontaktet e gati të gjitha llogarive të viktimizuara.’

Ajo ka ndarë edhe disa këshilla më konkrete me përdoruesit e platformës “Whatsapp”.

“Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rigorozisht rregullat si më poshtë: ➢ Asnjëherë mos ndani kodin tuaj gjashtëshifror me një person tjetër; ➢ Vendosni mënyrën e verifikimit me 2 hapa; ➢ Mos ndani informacionin tuaj personal me asnjë person tjetër; ➢ Bëni kujdes nëse merrni telefonata nga biznese apo persona të panjohur; ➢ Bëni kujdes nëse një kontakt i juaji apo një person i panjohur ju kërkon kthimin e një mesazhi të gabuar apo kërkon me çdo mënyrë të kontaktojë me ju.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy