Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Nesër, më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Kreu i Shtetit do ta presë Macronin me një ceremoni, ku do të interpretohen himni kombëtar francez dhe himni kombëtar shqiptar.
Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive dhe do të zhvillojnë një takim “kokë më kokë”.
Në fund, Macron do të ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Njoftimi i Presidencës:
Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Nesër më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë:
Advertisement
8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës.
Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj.
-Interpretohet himni kombëtar francez;
-Interpretohet himni kombëtar shqiptar;
-Kryhet kalimi para truprojës së nderit;Advertisement
-Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive.
Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve.
Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare.Advertisement
08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.
Shënim: Aktiviteti do të transmetohet live nga RTVPSH. Frekuencat do t’ua sjell pas pak.
Për median e huaj të akredituar në Shqipëri, lutem të sillni sot emrat dhe të paraqiteni në Presidencë në orën 07. 30.