Viti i ri shkollor/ Hasan Muça: Abetarja e unifikuar për të gjitha trevat shqipfolëse, historike

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Viti i ri shkollor/ Hasan Muça: Abetarja e unifikuar për të gjitha trevat shqipfolëse, historike

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar Lezhë, Hasan Muça e ka quajtur historik këtë vit të ri shkollor pasi përkon me zbatimin e abetares së përbashkët për të gjitha trevat shqipfolëse.

 

Në një lidhje direkte më moderatorin Aleksandër Furxhi gjatë edicionit të lajmeve në Vizion Plus, Muça foli edhe për problematikat e arsimit si zhvillimi i mësimit në dy turne apo pakësimi i nxënësve të klasave të para.

 

Advertisement

“Në këtë ditë hisorike, duhet t’ju them se ky vit përkon edhe me zbatimin e abetares së unifikuar për të gjthë fëmiëjt 6 vjeçarë në të gjitha hapsirat ku flitet shqip. Në Rajonin e Lezhës janë 5 shkolla të cilat zhvillojnë mësim me dy turne. Dy prej tyre lidhen drejtpërsëdrejti me rikonstruksionin e dy shkollave në Milot.”

 

Për sa i përket fëmijëve që nisin klasën e parë, Muça tha se, edhe pse luhatja e numrit të tyre është e vogël kjo nuk e pengon aspak dhënien e mësimit cilësor ndaj nxënësve.

 

Advertisement

“Pavarësisht largimit ndër vite apo pakësimit të nxënësve kjo nuk na pengon aspak për të dhënë mësim cilësor ndaj fëmijëve. Në klasën e parë për rajonin e veriut janë rreth 479 fëmijë. Luhatja është jashtëzakonisht e vogël.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy