Maqedonia e Veriut ka raportuar viktimën e parë të infektuar me variantin britanik të koronavirusit.

Lajmi raportohet nga mediat fqinje, që citojnë një mjek të klinikës “Zhan Mitrev”. Ndërsa “Deutsche Welle” shkruan se në total ishin dy persona të prekur në Maqedoninë e Veriut me mutacionin e ri të Covid-19, njëri prej të cilëve humbi jetën. Pacienti tjetër, një 46-vjeçar nga Shkupi, është shëruar tashmë.

Autoritetet shëndetësore po shqyrtojnë mundësinë e ndonjë personi tjetër të infektuar me këtë virus të rrezikshëm.

Raste të infektimit me variantin e ri të koronavirusit janë raportuar edhe në Kosovë. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se nga analizat e kryera në Gjermani për 30 monstra, rezultoi se 3 prej tyre kishin shenja të vartiantit anglez.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";