![Vijon zjarri në pyjet e Pogradecit, flakët favorizohen nga era e fortë](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/04/WhatsApp-Image-2024-04-04-at-12.32.04-800x357.jpeg)
Vijon të jenë aktive vatra e zjarreve në fshatin Niçë të njësisë Dardhas. Flakët po favorizohen nga era e fortë që ka bërë që të shtohen me tepër sipërfqet e djegura deri më tani kryesisht livadhe dhe aishte.
Në terren janë shtuar forcat nga emergjencat civile, zjarrfikëset, inspektorët e pyjores të cilët vijonë punën për izolimin dhe fikjen e zjarrit.
Ende nuk dihet se sa është sipërfaqja e djegur deri tani, dhe gjithashtu policia ende nuk ka shkuar tek autorët e zjarrit
Ky është rasti i dytë i zjarrvënies në zonat malore të Pogradecit pasi pak ditë më parë një tjetër zjarr u izolua dhe fik në pyjet e njësisë Velçan. /vizionplus.tv
Advertisement